Ditën e djeshme ishte gazetari Çim Peka ai i cili dha lajmin e “shumëpritur” për të gjithë demokratët, teksa deklaroi se Sali Berishës, iu hoq “non-grata”. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme një reagim zyrtar i DASH qartësoi se në rastin e kreut demokrat nuk ka një eqje të sanksionit, njohur gjerësisht si "non-grata", por për qëllime specifike është bërë një "falje" e përkohshme për Sali Berishën, për të hyrë përkohësisht në Amerikë.
Ndërkohë ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari, e cila drejtuar Çim Pekës, është shprehur se “non-grata” e Berishës nuk ëhstë hequr.
“Strategu i Hasit, duke lënë të kuptohet se "non grata" u hoq (JO, nuk është hequr), fillon të tallet me ata që i quan të paguar nga Rama dhe nuk harron të nxjerrë edhe një foto të Yuri Kim, duke e klasifikuar atë si të papunë”, ka shkruar Kokalari.
Pas këtyre “sulmeve” të bëra nga ai për ish-ambasadoren Yuri Kim, Kokalari i drejtohet duke shtuar: “Yuri Kim është "Senior Director" te ExxonMobil, një kompani gjigande, ndërkohë ti je drejtor i një televizioni që nuk e njeh njëri, që pastron paratë e Shkëlzenit, në zyrat te toka e Monika Kryemadhit, që as qira nuk i paguan, diku në Astir, vend që edhe sot e kësaj dite, si e lindur dhe e rritur në Tiranë, nuk e kam idenë ku bie...”
Në përfundim ajo shkruan: “Kjo, për Zotin, është përtej tragjikomedisë.”
Reagimi i plotë:
Strategu i Hasit, duke lënë të kuptohet se "non grata" u hoq (JO, nuk është hequr), fillon të tallet me ata që i quan të paguar nga Rama dhe nuk harron të nxjerrë edhe një foto të Yuri Kim, duke e klasifikuar atë si të papunë...
Yuri Kim është "Senior Director" te ExxonMobil, një kompani gjigande, ndërkohë ti je drejtor i një televizioni që nuk e njeh njëri, që pastron paratë e Shkëlzenit, në zyrat te toka e Monika Kryemadhit, që as qira nuk i paguan, diku në Astir, vend që edhe sot e kësaj dite, si e lindur dhe e rritur në Tiranë, nuk e kam idenë ku bie...
O i mjerë...
Minimalisht, kur thua idiotësi të tilla, artikulo shqipen zyrtare siç duhet se edhe "non gratën", për të cilën ke pesë vjet që mbush çdo minutë të emisioneve, ende "non-grada" i thua...
Kjo, për Zotin, është përtej tragjikomedisë
