Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante nga epilepsia dhe kishte probleme kardiake që prej lindjes.
Ka qenë nëna e tij ajo që e ka konstatuar pa ndjenja dhe ka kërkuar menjëherë ndihmën e shërbimit mjekësor. Megjithatë, kur bluzat e bardha ka mbërritur në banesë 14-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Mësohet se i mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
