Erion Isai SPAK
Është paraqitur pasditen e kësaj të premte në SPAK kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e siguruara nga burimet, Erion Isai i veshur me të zeza është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Deri më tani nuk dihet akoma arsyeja e paraqitjes së kryebashkiakut të Kolonjës në SPAK, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.
Kujtojmë se Erion Isai po hetohet për çështje të lidhura me detyrën e tij si kryebashkiak. Një nga dosjet për të cilat ai është marrë i pandehur, janë ato të tenderimeve me ujësjellës-kanalizime në Kolonjë.
Sondazh
Poll
