Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vapa pushton vendin! Temperaturat ngjiten deri në 35 gradë Celcius, ja kur pritet kulmi

Shkruar nga Newsbomb
Vapa pushton vendin! Temperaturat ngjiten deri në 35 gradë Celcius, ja
Foto ilustruese

Temperaturat gjatë kësaj jave pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme, pasi masat ajrore të nxehta do të dominojnë vendin, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sinoptikania Elida Maloçali, ka folur për Top Channel ka bërë të ditur se kushtet e favorshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas saj, fundjava dhe ditët në vijim do të karakterizohen nga mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Parashikimet tregojnë se të hënën dhe të martën temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 34-35°C në zonat e ulëta të vendit.

Ndërkohë, era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7-14 m/s, duke favorizuar kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot të nxehtë e të kthjellët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese