Është lënë i lirë nga Gjykata e Sarandës, ish-oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Irakli Koçiaj, për të cilin mësohet se u caktua masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Deri më tani nuk dihet ende nuk dihen argumentet për lirimin e tij, ndërsa raportohet se 7 efektivët e tjerë të arrestuar deri tani nga Komisariati i Sarandës janë lënë në “arrest shtëpie” deri në “arrest në burg” me afat.
Kujtojmë se Koçiaj u vetëdorëzua dy ditë më parë, pasi ndaj tij ishte caktuar në mungesë më 25 maj, masa e sigurimit “arrest në burg” për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale “favorizim të ndërtimeve pa leje” në Ksamil.
Në lidhje me ndërtimet pa leje në Ksamil, deri më tani janë vënë në pranga 8 ish–efektivë të Komisariatit të Sarandës, përfshirë këtu ish-shefi Gëzim Bashllari dhe ish-specialisti i zonës Robert Çulli, që ndodhen në burg.
Ndërsa oficerët dhe specialistët Blerim Tafçiu, Andi Duro, Ajdin Islamaj, Kastriot Satka dhe Kristofor Shkrepa, ndodhen në “arrest shtëpie”.
