Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplas nga një makinë e cila drejtohej nga një 76-vjeçar.
U bë me dije se fëmija ishte i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritmas një fouristradë e ka marrë përpara duke i marrë jetën.
Edhe pse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, fatkeqësisht i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, pavarësish përpjekjeve të mjekëve. Ndërkohë nëna e të miturit
Ndërsa janë publikuar edhe pamjet e para nga aksidenti, ku në vendngjarje ka ngelur atletja e vogëlushit, ndërsa makina që e aksidentoi ka përfunduar në arën ngjitur.
Ende nuk dihen detajet e plota në lidhje me këtë askident, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

