Njëzetë urdhërarreste janë lëshuar nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të një megaoperacioni të zhvilluar këtë të premte në Shqipëri, ku ndërlidhen interesa të mëdha të ndërtimit dhe trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Më herët, pasditen e sotme Prokuroria e Posaçme ka zbardhur zyrtarisht operacionin masiv që ka zhvilluar këtë të premte në Tiranë dhe në disa zona në jug të vendit, ku është goditur një grup kriminal që ishte infiltruar dhe pastronte paratë në kullat e kryeqytetit, si dhe vilave turistike në Palasë.
Bëhet fjalë për procedimin penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale, i regjistruar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:
Alfredo Hamzai,
Ardian Zykaj (alias G.B, G.T)
Adrian Rama,
Artur Shehu,
Arben Ismaili,
Elton Memeti,
Orgest Biçaj,
Orest Sota,
Dritan Aga,
Luçiano Koçeku, (alias Artur Koçeku)
Astrit Vladi,
Kastriot Vladi,
Dino Koçeku, (alias Abedin Koçeku)
Ervin Koçeku,
Ilir Shtufi, arrestuar në Greqi
si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:
Gëzim Islami,
Leonard Bishaj,
Edmond Jaupi,
Besnik Myftari,
Erjon Rama.
Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.
SPAK njofton se autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Ilir Shtufi, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

