Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Qukës, pranë kryqëzimit të fshatit Golik.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Benz”, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.
Sondazh
Poll
