Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kam një kontratë me shqiptarët që do e respektoj”, Rama flet për protestën: Ato janë pjesë e jetës demokratike në një vend të lirë

Shkruar nga Newsbomb
“Kam një kontratë me shqiptarët që do e
Kryeministri Edi Rama - Protesta ne Tirane, per Zvernecin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e vazhdueshme që po zhvillohen në Tiranë gjatë një interviste ditën e  sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Përmes një lidhje direkte, Rama u shpreh se ato protesta janë një element normal i një shoqërie demokratike dhe nuk duhet të parë si matje force apo nga numri i pjesëmarrësve.

Gjithashtu ai u shpreh se fakti që PS ka marrë një mbështetje të konsiderueshme në zgjedhje nuk përjashton të drejtën e qytetarëve  me mendime të ndryshme për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Mbase e nxjerrë nga konteksti kjo gjë, duket sikur unë kam pasur një dilemë. Nuk ishte dilemë, por mundësi në kushtet kur gjërat që jam këtu bëhen të pamundura. Në rast se e flasim konkretisht, unë kam një kontratë me shqiptarët dhe do e respektoj deri në fund. Nuk diskutohet.

Çfarë problemi ka që ndodhin protestat në lidhje me atë që thashë? Protestat janë pjesë e jetës demokratike në një vend të lirë. Protestat nuk janë matje force dhe as nuk maten me numra në kuptimin që pavarësisht se numrat mund të jenë të vegjël ose të mëdhenj, por maten me qëllime, kauzën dhe kërkesat. Fakti që unë dhe PS jemi votuar me një shumicë, e cila është shumë domethënëse, nuk e përjashton faktin që një pjesë e njerëzve jetojnë në këtë vend, kanë një opinion tjetër dhe duan ta shprehin. Këto janë dy gjëra që nuk e përjashtojnë njëra tjetrën”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese