Nesër në Tiranë, më 17 qershor do të festohet Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë event, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve.
Sipas njoftimit në fjalë, kufizimi do të jetë nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me nje rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, zonë e cila përfshinë edhe protestën që mbahet çdo ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërsa gjithashtu theksohet se protestuesit duhet të marrin masa për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol, do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve.
Kufizimi do të jetë në fuqi më datë 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me nje rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, dhe do të publikohet nëpërmjet NOTAM përkatës.
Për këtë periudhë kohore, operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronë) në zonën e kufizuar nuk do të lejohet.
Duke marrë në konsideratë se disa media mund të planifikojnë përdorimin e dronëve për mbulimin mediatik të aktivitetit, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit.
Për çdo sqarim të mëtejshëm, mbetemi në dispozicionin tuaj.
Me respekt,
Autoriteti i Aviacionit Civil
