Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e demokracisë", Fredi Beleri: Këto probleme prekin pakicat

Shkruar nga Newsbomb
"Qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e
Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian u ndal te raporti i progresit të Shqipërisë në procesin e Bashkimit Evropian ku tha se duhen respektuar të gjitha standardet dhe legjislacioni europian.

Ai tha se qytetarët shqiptarë po protestojnë për shkak të problemeve që lidhen me mirëqenien ekonomike, sundimin e ligjit, funksionim e demokracisë dhe mbi të gjitha largimin e të rinjve nga vendi.

Deklarata e plotë e Fredi Belerit: 

"Sot po diskutojmë një raport që njeh si aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, ashtu edhe mbështetjen e Parlamentit Europian për këtë proces.

Për gati 13 vjet, me justifikimin se zoti Rama ofron stabilitet dhe gëzon mbështetjen e popullit, institucionet europiane e kanë mbështetur atë pa rezerva.

Sot, qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e demokracisë, për mungesën e mirëqenies, për cenimin e së drejtës së pronës, për manipulimin e drejtësisë, për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe, në fund të fundit, për largimin e të rinjve nga vendi.

Natyrisht, këto probleme prekin pakicat, dhe mjafton të shihni minoritetin grek, që është më i madhi në vend.

Heshtja përballë realitetit, zbukurimi i situatës dhe prirja që në shumë raste ka treguar Komisioni AFET për t’u rreshtuar me kryeministrin shqiptar, interpretohen nga një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare jo si mbështetje për popullin shqiptar në realizimin e ëndrrës së tij europiane, por si mbështetje për Ramën. Duhet të jemi të qartë: Po integrimit, por pa kompromise me acquis-in."

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese