Hapësire reklamuese

Rajoni

Tragjedi në Greqi! Polici qëllon për vdekje me thikë gruan e tij në gjumë, pastaj vetëvritet, del EKSPERTIZA: E reja mori 7 plagë, njëra i preku zemrën

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Greqi! Polici qëllon për vdekje me thikë gruan e
Viktima dhe autori i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Greqinë, ku një oficere policie 45-vjeçare është vrarë në mënyrë makabër nga bashkëshorti i saj në Dramë, i cili më pas kreu vetëvrasje.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 45-vjeçarja ka marrë 7 plagë me thikë, kryesisht në shpinë dhe brinjë, nga të cilat njëra i ka prekur zemrën gruas, ndërsa goditjet e tjera i kanë dëmtuar mushkëritë dhe indet fqinje.

Hetimet e kryera në sajë të zbardhjes së tragjedisë kanë nxjerrë në pah se thika e përdorur nga autori i krimit për të vrarë gruan 45-vjeçare, ishte më e gjatë se 10 centimetra. Ndërsa raportohet se bie poshtë dyshimi që të ketë pasur një përballje mes autorit dhe viktimës (që janë burrë dhe grua).

Për autorin e krimit i cili thuhet se është efektiv policie, ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se kishte një plagë në tëmthin e majtë, çka i ka shkaktuar atij vdekjen.

Pas kontrolleve të ushtruar në vendngjarje,  në shtëpinë e çiftit raportohet se u gjetën qetësues, antidepresivë dhe pilula për sulme paniku.

Kolegët policë e kanë gjetur viktimën gjysmë të zhveshur në shtrat, në një bodrum, ndërsa thika e krimit të rëndë ishte pranë saj.

Në lidhje me tragjedinë ka dëshmuar dhe xhaxhai i viktimës, i cili ka zbuluar se mbesa e tij është vrarë teksa flinte gjumë,

"Ai e goditi me thikë ndërsa ajo po flinte", tha xhaxhai i polices 45-vjeçare në një prononcim të dhënë për mediat vendase.

Sakaq, protothema.gr përcjell se grupet e policisë në Dramë janë në kulmin e hetimeve për të zbuluar përgjigje për arsyet që e çuan kolegun e tyre të vriste gruan e tij .

Referuar hetimeve të kryera deri më tani, autoritetet vendase, përfshirë këtu dhe disa psikologë që kanë ndjekur çështjen nga afër, bëhet me dije se çifti i kësaj drame nuk ka pasur konflikte mes tyre.

Çifti mësohet se ka lënë pas dy fëmijë dhe duke zhytur në zi familjen, kolegët dhe komunitetin vendas.

Ndërsa mësohet se dyshja ishte dakordësuar për divorc sapo fëmija i tyre i dytë të mbaronte shkollën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese