Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gratë dominojnë profesionet më të paguara, komunikimi dhe inteligjenca emocionale janë çelësi i suksesit

Shkruar nga Newsbomb
Gratë dominojnë profesionet më të paguara, komunikimi dhe
Foto ilustruese

Gratë po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e punës, duke u pozicionuar në disa nga profesionet më të paguara dhe më të kërkuara. Një studim i platformës Resume Genius, i titulluar “Karrierat më të paguara të udhëhequra nga gratë”, tregon se prania femërore është e fortë në fusha ku aftësitë ndërpersonale, komunikimi dhe inteligjenca emocionale janë vendimtare.

Menaxheret financiare luajnë rol të rëndësishëm në analizimin e të dhënave ekonomike dhe orientimin e vendimeve strategjike, duke ofruar paga të larta dhe mundësi avancimi. Burimet njerëzore mbeten një sektor i dominuar nga gratë, me rreth 76% të forcës së punës, ku aftësitë e komunikimit dhe menaxhimit të konflikteve janë kyçe. Farmacistet, përveç shitjes së medikamenteve, këshillojnë pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë, duke e bërë këtë profesion të qëndrueshëm dhe të mbrojtur nga automatizimi.

Asistentet mjekësore, ku gratë përbëjnë rreth 73% të specialistëve, pritet të njohin rritje të ndjeshme në vitet e ardhshme. Marrëdhëniet me publikun janë një tjetër fushë ku gratë dominojnë, me rreth 70% të profesionistëve, duke ndërtuar imazhin dhe reputacionin e kompanive. Infermieria, me 88% staf femëror, mbetet një nga profesionet më të kërkuara dhe parashikohet të rritet deri në vitin 2034.

Veterineret janë gjithnjë e më të kërkuara për shkak të rritjes së numrit të kafshëve shtëpiake. Fizioterapistet ndihmojnë pacientët të rikuperojnë lëvizshmërinë pas dëmtimeve, duke ofruar mundësi pune në spitale dhe klinika private. Logopedia është një nga profesionet me dominim më të madh femëror, ku rreth 95% e specialistëve janë gra, dhe kërkesa për këtë shërbim po rritet si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese