Hapësire reklamuese

Politikë

Marjana Koçeku pretendon se është kërcënuar nga Bajrat, pyetja e Albana Vokshit për lidhjet e socialistëve me grupet kriminale “xhindos” Sara Milen (DEBATI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku pretendon se është kërcënuar nga
Albana Vokshi dhe Sara Mila

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh zëvendëskryetare e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Albana Vokshi ka reaguar ashpër gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure, duke ngritur shqetësimin e saj lidhur me deklaratën e bërë nga deputetja Marjana Koçeku, e cila pretendoi publikisht se është kërcënuar nga grupi Bajri.

Vokshi kërkoi që çështja të mos kalojë në heshtje, duke e konsideruar si një sinjal alarmi që prek jo vetëm sigurinë e një deputeteje, por edhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ajo u bëri thirrje kolegëve të parlamentit, përfshirë edhe deputetet e mazhorancës, që të reagojnë në mënyrë solidare ndaj rastit, duke theksuar se situata të tilla nuk duhet të trajtohen mbi baza politike.

“A janë pikërisht këto grupe që kanë ndihmuar PS për të marrë më shumë mandate në Shkodër, të cilat tani po kthehen në mjete shantazhi për ato që po rrezikojnë, po e shkundin pushtetin e kësaj mazhorance dhe kryeministrit? Sigurisht kjo pyetje nuk i drejtohet atyre që janë këtu në parlament prej mbështetësve të grupeve kriminale, por i bëj thirrje çdo deputeti që ka punuar dhe ka ardhur me votat dhe me mbështetjen popullore”, ngriti pyetjen Vokshi, ndërkohë që në këto momente reagoi deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e cila pa mikrofon kundërshtoi qëndrimin e Vokshit.

“Po ti pse prekesh?”, dëgjohet t’i thotë Vokshi ndërkohë që nga Miila janë dëgjuar vetëm fragmente të paqarta duke qenë se ishte pa mikrofon.

“Po ça kolege...le...”, dëgjohet të thotë Mila.

Albana Vokshi: E mora fjalën për procedurë dhe dua të ngrej një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit që sapo është shpërndarë në të gjitha mediat. Është një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges sonë, e cila është dhe sekretare e këtij komisioni, koleges Koçceku. E para, sepse është grua dhe të shpreh solidaritetin tim, e dyta, që është një shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, por prek dhe rrugën e Shqipërisë në BE.

Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga persona apo grupe kriminale, duke paralajmëruar se nëse familja e saj do të preket, do të ketë pasoja të rënda. Unë mendoj se nëse kjo është e vërtetë, është tronditëse dhe i bëj thirrje të gjitha kolegeve, për më tepër kolegeve socialiste, që të solidarizohen dhe të reagojnë.

Përtej gjuhës që është përdorur në këtë reagim, pyetja që duhet ta shqetësojë komisionin është se si një deputete e Kuvendit të Shqipërisë ndihet e kërcënuar nga grupet kriminale dhe nëse krimi i organizuar është në gjendje të ushtrojë këtë presion apo këto kërcënime ndaj një deputeteje, pavarësisht se cilës parti apo parti fare, një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm dhe ky nuk është vetëm një problem i rendit publik, është një çështje që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit në BE.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Parlamenti Europian, KE, raportet e ODIHR kanë theksuar nevojën për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe sidomos ndikimin e krimit të organizuar. A janë pikërisht këto grupe që kanë ndihmuar PS për të marrë më shumë mandate në Shkodër, të cilat tani po kthehen në mjete shantazhi për ato që po rrezikojnë, po e shkundin pushtetin e kësaj mazhorance dhe kryeministrit? Sigurisht kjo pyetje nuk i drejtohet atyre që janë këtu në parlament prej mbështetësve të grupeve kriminale, por i bëj thirrje çdo deputeti që ka punuar dhe ka ardhur me votat dhe me mbështetjen popullore.

Ndërhyn Sara Mila pa mikrofon.

Albana Vokshi: Po ti pse prekesh? Çfarë ka që preket? Fakti që reagon e lidh veten, po flas për një kolege.

Sara Mila: Po ça kolege...(nuk dëgjohet qartësisht)

Albana Vokshi: Komisioni Europian ka theksuar që nëse Shqipëria do të bëjë përparime në rrugën e integrimit duhet të luftojë lidhjen e pushtetit me krimin e organizuar, prandaj kërkojmë transparencë. Unë kërkoj transparencë të plotë në atë që ka ndodhur. Hetim të menjëhershëm dhe informim të këtij komisioni, pasi bëhet fjalë për një grua dhe sekretaren e këtij komisioni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese