Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Marrin sloganin e Ballit Kombëtar”, gazetari thumbon Gen Z: Bashkëmoshatarët tuaj në botë thyejnë kufijtë e AI, tek ne bëjnë meme

Shkruar nga Newsbomb
“Marrin sloganin e Ballit Kombëtar”, gazetari thumbon Gen Z:
Gazetari Dritan Hila dhe memet në protestë

Gazetari Dritan Hila, në një postim në Facebook, duket se nuk i ka kursyer kritikat ndaj Gjeneratës Z, e cila prej më shumë se dy javësh po proteston në vendin tonë, ku simbol kanë pankarta që thumbon politikën.

Hila shkruan se Gen Z nuk është në gjendje të prodhojë një slogan të ri, por merr atë të Ballit Kombëtar.

Më tej, gazetari shkruan se ndërsa bashkëmoshatarët e tyre thyejnë kufijtë e AI në vende të tjera, këtu ata bëjnë meme.

Postimi i Hilës:

“Shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve”

Pas 85 vjetesh, Gjenerata Z e Shqiperise nuk eshte ne gjendje te prodhojne nje sllogan te ri, por merr ate te Ballit Kombetar. Keativiteti ZERO.

Bashkemoshataret e tyre ne Ukraine, nen bomba, jane ajka e start up-eve ne luften cyber; ne Usa dhe Kine  thyejne kufijte e AI. Ketu bejne meme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese