Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz, ku persona të paidentifikuar ende kanë dhunuar fizikisht Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën.
Ndërkohë ka dhënë një deklaratë për mediat nga shtrati i spitalit, Skënder Nika, i cili ka thënë se ka qenë duke u kthyer nga puna në momentin kur 5 persona të maskuar me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar dhe dhunuar fillimisht atë dhe më pas bashkëshorten e tij, pasi ajo doli nga shtëpia.
Ai madje ka thënë se njëri prej tyre kishte automatik kurse të tjerët shkopinj gome, teksa folur edhe për një konflikt të vetëm që ka pasur me një familje tjetër, për të cilët thotë se e akuzojnë për spiunim.
Kujtojmë se policia në deklaratën e bërë rishtazi u shpreh se paraprakisht dyshohet të ketë dy autorë
“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.
Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.
Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.
Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, është shprehur ai.


