Një zjarr është konstatuar në afërsi të Inceneratorit të Elbasanit, në zonën e Bardaneshit pranë disa shkurreve përgjatë lumit Shkumbin. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të zonës me bimësi, në një sipërfaqe të konsiderueshme
Re të dendura tymi kanë mbuluar zonën, duke krujuar panik te të pranishmit si edhe shqetësime për cilësinë e ajrit. Përveç ndotjes vizuale të krijuar nga tymi i dendur, në ajër është përhapur edhe një erë e rëndë dhe mbytëse, e cila, sipas qytetarëve, ndihet në një pjesë të madhe të qytetit të Elbasanit.
Ende nuk dihet se cili është dëmi material i shkaktua, si edhe nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo si pasojë e temperaturave të larta.
Teksa vetëm një ditë më parë një zjarr masiv përfshiu një biznes në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Ndërkohë kujtojmë se perudha e verës, sjell problematika me rënien e zjarrit në zona të ndryshme të vendit, sidomos në zona të cilat karakterizohen nga bimësi e lartë, dhe e thatë.
