Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz, ku persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika duke i dhunuar fizikisht.
Ndërkohë është bërë një reagim zyrtar nga policia, e cila ka bërë me dije se dyshohet të kenë qenë dy autorë, kurse çifti i bashkëshortëve fatmirisisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njofton policia.
Kujtojmë se paraprakisht dyshohet se arsyeja e kësaj dhune të jetë hakmarrja, për faktin që çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë pak javë më parë, sipas Top Channel.
Para pak javësh u zbuluan parcela me fidanë që dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

