Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohet brutalisht çifti në Fushë Arrëz

Shkruar nga Newsbomb
Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohet brutalisht
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz, ku persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika duke i dhunuar fizikisht.

Mësohet se atyre u janë shkaktuar dëme të rënda me fraktura në këmbë dhe duar. Paraprakisht dyshohet se arsyeja e kësaj dhune të jetë fakti që çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë pak javë më parë, sipas Top Channel. 

Kujtojmë se para pak javësh u zbuluan parcela me fidanë që dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

Ndërkohë policia është duke mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese