Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kalim më i shpejtë dhe i thjeshtë në kufi, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin “One Stop Shop” me Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Kalim më i shpejtë dhe i thjeshtë në kufi, qeveria e
Foto ilustruese

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendosjen e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Shqipërinë, ku përmës kësaj mase synohet të lehtësohet lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

Përmes këtij vendimi të marrë, Shkupi mbyll procesin e zbatimit të këtij sistemi në tre vendet fqinje që nuk janë pjesë ë zonësh Schengen, pasi modeli tashmë është në funksion edhe me Serbinë dhe Kosovën.

Faza e parë e zbatimit do të nisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas sistemi pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

”Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca e udhëtarëve dhe kur në të kaluarën qytetarët shpesh kanë ngritur shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare”, bëri të ditur në konferencë për media zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit, mbetet të bëhet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrive të Brendshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese