Hapësire reklamuese

Aktualitet

Futën 30 milionë euro për 4 muaj në Shqipëri, zbardhen detajenga aksioni i SPAK! Si vëllezërit Aliu fshehën paratë në fuçi dhe në ndarjet e apartamenteve

Shkruar nga Newsbomb
Futën 30 milionë euro për 4 muaj në Shqipëri, zbardhen
Foto ilustruese

Një ditë pasi SPAK njoftoi megaoperacionin ku u godit një nga grupet më të fuqishme të drogës, detaje të reja kanë dalë në dritë. Mësohet se vetëm në një periudhë katërmujore në Shqipëri janë futur 30 milionë euro cash, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti kriminal.

Në media raportohet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës fshiheshin në disa mënyra, duke filluar nga groposja në fuçi 50-litërshe, duke u fshehur në muret dhe ndarjet e apartamenteve të blera për këtë qëllim, apo edhe në lingota ari.

SPAK interesin më të madh e ka te Salvatore Aliu, i cili konsiderohet edhe si koka e këtij grupi. Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky ECC”, rezulton se ai drejtonte një grup kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës dhe menaxhimin e fitimeve të krijuara nga ky aktivitet.

Po ashtu, vëllai i tij, Isa Aliu, kishte rolin e administratorit të parave të drogës në Shqipëri, ku detyra e tij ishte të merrte dhe të menaxhonte shumat e dërguara nga bashkëpunëtorët e rrjetit kriminal.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, në periudhën gusht–nëntor 2020, ky grup kriminal ka futur mbi 30 milionë euro cash në vend.

Nga komunikimet në “Sky ECC”, Isa Aliu informonte të vëllain se dispononte 6 milionë euro cash, ndërsa më 15 shtator 2020 kjo shumë kishte arritur në 9.8 milionë euro. Më 13 shtator 2020, Salvatore Aliu i konfirmonte se do të merrte edhe 20 milionë euro të tjera.

Por problemi për grupin ishte fshehja e parave dhe investimi i tyre. Sipas SPAK, një nga opsionet ishte blerja e lingotave të arit, ndërsa në raste të tjera sugjerohej groposja e shumave në fuçi ose fshehja e tyre brenda apartamenteve të blera posaçërisht për këtë qëllim.

Ndërsa Salvatore Aliu duket se e ka parandjerë aksionin e SPAK, pasi ka shfaqur shqetësim për mundësinë e ndërhyrjes së autoriteteve, duke kërkuar kujdes maksimal në administrimin dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave.

Ndërsa i vëllai, Isa Aliu, ka pasur një rol aktiv në investimet në sektorin e ndërtimit, ku fillimisht tentoi të ligjëronte një pjesë të parave përmes hapjes së aktiviteteve tregtare dhe faturave fiktive, për t’u orientuar më pas drejt investimeve në ndërtim, ku rezulton pronar i disa apartamenteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese