Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

35 vite nga vizita historike e James Baker në Shqipëri!

Shkruar nga Newsbomb
35 vite nga vizita historike e James Baker në Shqipëri!

Sot shënohen plotë 35 vite nga 22 qershori i 1991-shit,kur Sekretari i Shtetit i SHBA-së, James Baker, vizitoi Tiranën, duke hyrë në histori si zyrtari i parë amerikan i nivelit të lartë që vizitoi vendin, ndërsa ai doli nga dekada të tëra izolimi komunist.

Udhëtimi i tij një ditor, mbetet një ngjarje shumë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Ai u prot nga një turmë prej rreth 300,000 shqiptarësh që mbushën Sheshin Skënderbej për të festuar lirinë e tyre të sapofituar. Duke folur nga një skenë e improvizuar prej druri, Baker dha një mesazh inkurajimi demokratik, duke deklaruar, "Liria Funksionon", teksa mori përgkigjen e shqiptarëve të cilët në liri të sapo fituar broohorisnin “SHBA! SHBA!”.

Kjo vizitë, theksoi edhe njëherë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, duke deklaruar edhe njëherë mbështetje të fortë amerikane.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese