Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

148 vite nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shkruar nga Newsbomb
148 vite nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot bëhën plot 148 vite që nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.  E themeluar zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në Xhaminë Bajraklie të Prizrenit ajo është organizata më e rëndësishme politike dhe ushtarake e mbarë kombit shqiptar gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Ajo u krijua nga paria dhe intelektualët shqiptarë për të kundërshtuar kundërshtuar copëtimit të trojeve shqiptare pas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit. Programi i saj politik u hartua nga ideolofgë si Sami Frashëri, Abdyl Frashëri dhe Pashko Vasa, dhe ai syninte synonte bashkimin e të gjitha trevave shqiptare në një vilajet të vetëm brenda Perandorisë Osmane dhe më vonë, pavarësinë.

Kjo lidhje ka një rëndësi shumë të madhe historike, pasi për herë të parë pas shumë shekujsh shqiptarët nga të katër vilajetet, Kosova, Shkodra, Manastiri dhe Janina,  u bashkuan në një front të vetëm përtej dallimeve fetare, duke shprehur ndërgjegjen e tyre kombëtare si një popull i vetëm.

Lidhja krijoi forca vullnetare me rreth 25,000 luftëtarë, të ndara në korpuse të ndryshme. Ajo arriti të luftojë suksesshëm kundër trupave osmane dhe forcave malazeze në mbrojtje të territoreve si Plava, Gucia, Hoti dhe më pas Ulqini.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese