Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar Keir Starmer si një udhëheqës që ka kontribuar në forcimin e sigurisë së Evropës dhe Ukrainës, menjëherë pasi ai njoftoi dorëheqjen.
“Ju arritët të bëheni një lider i vërtetë brenda dy vjetësh, ndërsa për të tjerët duhen vite. Falë jush, siguria e Evropës dhe Ukrainës është forcuar. Faleminderit i dashur Keir”, tha Presidentja e Komisionit në një postim në X.
Kujtojmë se Kryeministri britanik Keir Starmer, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka njoftuar këtë të hënë se do të japë dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste. Këtë mëngjes, ai ka folur edhe me Mbretin, për ta informuar për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Downing Street, pak minuta më parë, ai tha se e ka pranuar me mirësjellje edhe vendimin e partisë që drejton, se nuk është personi më i mirë për të udhëhequr Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme.
It can take many leaders years to grow into the statesman you became in just two years.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 22, 2026
European and Ukrainian security is stronger because of you.
Thank you, dear Keir. pic.twitter.com/XkX53ZEG4b
