Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Ku është presidenti, ka humbur lidhjet me popullin?" Ilir Alimehmeti: Reagimi i BE-së për zonat e mbrojtura, një arritje e protestës

Shkruar nga Newsbomb
"Ku është presidenti, ka humbur lidhjet me popullin?" Ilir
Ilir Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Ilir Alimehmeti ka komentuar protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër investimit në Zvërnec duke theksuar se kërkesa e përbashkët e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ngjarja në Zvërnec ishte momenti që e bëri situatën të shpërthente dhe sipas tij qeveria socialiste shihet nga qytetarët si një e keqe e madhe.

Një protestë rinore e frymëzuese. Ka krijuar një klimë pozitiviteti të lartë dhe kjo është arsyeja pse është aq shumë mbështetëse. Ka një emërues të përbashkët që i bashkon të gjithë, që është dorëheqja e Edi Ramës. Pastaj forca të ndryshme mund edhe të kenë kërkesa sekondare që janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Situata me Zvërnecin ishte pika që derdhi gotën. Qeveria etiketohet shpesh nga të gjithë protestuesit si një e keqe e madhe që ka shkretuar këtë vend. Ajo fshehja pas faktit se kemi votat, mandatet, etj, në çdo vend të botës, kushdo që fiton zgjedhjet merr mandat për të qeverisur, jo për të abuzuar” deklaroi Alimehmeti.

Ai shtoi se protestat kanë treguar se shqiptarët reagojnë ndaj padrejtësive dhe se reagimi i Bashkimit Europian për zonat e mbrojtura është një arritje e rëndësishme.

Një gjë ka arritur shumë mirë kjo protestë, ka bërë arritjen e saj për atë që u ngrit, për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike, sepse reagoi BE. E dyta ka treguar shumë qartë që ky është një popull që reagon” vijoi Alimehmeti.

Në përfundim ai u shpreh se kryeministri është i shkarkuar nga qytetarët. “Njerëzit e kanë pushuar nga puna kryeministrin Edi Rama” tha Alimehmeti.

Alimehmeti foli edhe për Presidentin Bajram Begaj, ku kritikoi mungesën e reagimit të tij.

Ne s’dimë ku është Presidenti i Republikës. Ku është Presidenti i Republikës? Po forcon lidhjet me Kirigistanin. Ndërkohë që ka humbur lidhjet me popullin shqiptar. Në momentin që ti ke një situatë historike në vendin tënd, ku është Presidenti?” tha mes të tjerash Alimehmeti.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese