Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kometuar këtë të hënë nga Korça protestat që po zhvillohen prej 23 ditësh në Tiranë.
E pyetur për të ardhmen e protestës dhe nëse kishte një mesazh për qeverin shqiptare. Huber u tregua e rezervuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje politike për të cilën është e vështirë të flas një ambasadë e huaj.
Po ashtui ajo theksoi se pjesëmarrja e njerëzve në protestë është një element i rëndësishëm për çdo sistem.
“Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër,” u shpreh ajo.
