Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Njerëzve u është hapur syri", Alibeaj "parashikon" si do të jetë fundi: SPAK do të bëj lëvizjet dhe brenda një nate, do të rrëzohet "kalaja", Rama do të mbetet vetëm

Shkruar nga Newsbomb
"Njerëzve u është hapur syri", Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për A2 CNN, ka dhënë një interpretim të qartë mbi protestën e fundit. Ai e sheh këtë protestë si një mjet të pashkruar për të arritur qëllimin e madh të thyerjes së dy figurave kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha. Sipas tij, vazhdimësia e qëndrimit të qytetarëve në shesh është mesazhi më i fortë, sepse tregon konsistencë dhe vendosmëri.

Alibeaj theksoi se sinjalet që dalin nga kjo pjesëmarrje nuk i marrin vetëm Rama dhe Berisha, por edhe njerëzit e tyre. Largimi i figurave si Spiropali apo Koçeku, si dhe bashkimi i shqiptarëve të larguar, është dëshmi që njerëzit kanë filluar të shohin përtej Ramës dhe Berishës. Ai nënvizon se ata që dalin në shesh mund të mos dinë çfarë do të ndodhë nesër, por e dinë një gjë se sot nuk votojnë as Ramën, as Berishën dhe asgjë që vjen prej tyre. Parë në këtë këndvështrim protesta është një që shthur strukturat e vjetra dhe hap rrugë për alternativa të reja.

Ai ë quajti vetë spekulim një parashikim ku sipas tij lëvizjet e funsdit të SPAK kanë dhënë mesazhe të qarta dhe se kur të nisë hetimet ndaj Ramës dhe të tjerëve, shumica parlamentare prej 83-84 votash mund të shpërbëhet brenda natës. Deputetët, sipas tij, do të ndihen të pambrojtur dhe do të fillojnë të largohen, duke e lënë “kalanë” të rrëzohet.

Pjesë nga intervista:

Mjeti për të arritur qëllim kjo protestë është diku tjetër i pashkruar, është vazhdimi me konsistencë i qëndrimit aty, sepse sinjalet që po jep kjo i kanë kuptuar të dyja, edhe këta të Berishës, edhe këta të Ramës. Do prova?

Se ti përmende vetëm zonjën Spiropali, por edhe zonja Koçeku, e cila u largua, kur vijnë shqiptarët që janë larguar dhe bashkohen edhe ata që mendohej se nuk do të bashkoheshin kurrë, ky është një sinjal i fortë që e merr e vjetra e politikës Rama dhe Berisha që tashmë këtyre njerëzve u është hapur syri.

E di çfarë do të thotë kjo? Që ata njerëz që kanë dalë aty mund të mos dinë ndonjë gjë të madhe çfarë do të ndodhë nesër e pasnesër. Por një gjë e dinë: sot nuk votojnë as Ramën, as Berishën dhe asgjë që kamuflohet pas tyre. Dhe e di çfarë do të thotë kjo për trupat dhe taborët që ka secili? Trupa fillon e shthuret.

Nuk qëndrojnë më të lidhur me fatin e tyre politik dhe karrierën e tyre politike, njëri me Ramën, tjetri me Berishën. Këta shohin që paska jetë politike dhe karrierë politike edhe përtej këtyre dyve, që është ai sheshi atje. Kjo është forca e madhe që ka një protestë e tillë, pavarësisht se si do të shkojë më vonë.

Të jap unë një spekulim, SPAK ka bërë lëvizjet më të fuqishme. Nga momenti që SPAK do të fillojë të hetojë edhe Edi Ramën dhe të gjithë të tjerët, e di si do të shthuret ky 83-84 votëshi që morën këta para një viti? Brenda natës. Brenda natës do të fillojnë të mendojnë, prit, se kalaja ra. Këta do të fillojnë të largohen...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese