Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga dorëheqja e Ramës te shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, Dritan Goxhaj prezanton në emër të grupit koordinues PESË kërkesat e zyrtare

Shkruar nga Newsbomb
Nga dorëheqja e Ramës te shfuqizimi i ligjit për investimet
Dritan Goxhaj

Vijon protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke shënuar sot ditën e saj të 23-të. Sot njëri nga protestuesit, në emër të emër të grupit koordinues, ka lexuar kërkesat zyrtare.

Këto kërkesa janë të panegociueshme pasi janë të përpiluara bazuar në propozimet e marra nga qytetarët.

Kërkesat që ai lexoi nisim me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar dhe përfundojnë më Shfuqizimin i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

Protestuesi, Dritan Goxhaj tha se më anë të kësaj proteste synohet ndryshimi rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri.

Pesë pikat e platformës vijojnë si më poshtë:

Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;

Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese