Hapësire reklamuese

Bota

Alarmohet Franca! Temperatura rekord në vend, 40 të vdekur gjatë valës të së nxehtit

Shkruar nga Newsbomb
Alarmohet Franca! Temperatura rekord në vend, 40 të vdekur gjatë
Foto ilustruese

Franca ka përjetuar natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, mes 22 dhe 23 qershorit, teksa vala e të nxetit ka shkaktuar të paktën 40 viktima që prej 18 qershorit. Vala e të nxehtit, e cila në fakt ka përfshirë të gjithë Europën, ka ndryshuar jetën e përditshme duke sjellë mbylljen e disa shkollave dhe anulimin e trenave.

Kryeministri Sebastien Lecornu mblodhi ministrat për një takim të ri emergjent ditën e sotme, për të trajtuar situatën.

Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947. Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019.

Në të gjkithë francën, njerëzit janë duke u hedhur në kanale dhe lumenj për t’u freskuar, teksa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos notohet në zona të pautorizuara ose të rrezikshme. Sipas ekspertëve të motit, kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen atmosferik i quajtur “Omega block”. Ai ka formë si shkronja greke Omega dhe krijon një masë ajri shumë të nxehtë në mes, ndërsa anash ka ajër më të freskët.

Kjo bën që temperaturat të rriten çdo ditë. Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarmin më të lartë për 15 qytete, ndërsa autoritetet morën masa për të kufizuar punën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese