Janë publikuar pamjet nga momenti i rëndë kur humbi jetën një oficer policie, gjatë një operacioni në Montreal të Kanadasë ditën e djeshe, prej ku u vra edhe autori dyshuar pas të shtënave të forcave të rendit.
Bazuar në raportimet e mediave të huaja, ngjarja u regjistrua gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.
Dëshmitarët treguan momentet e tmerrit. “Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.
Pas incidentit, autoritetet lëshuan një alarm emergjence për banorët e zonës, duke paralajmëruar se i dyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Qytetarëve iu kërkua të shmangnin zonën derisa operacioni të përfundonte.
The female police officer in the montreal shooting appears to have panicked and shot a fleeing civillian
— Basil the Great (@BasilTheGreat) June 22, 2026
You can see it clearly in this video here
Just awful beyond belief
Male police officer has been pronounced dead
Shooter is also dead
Female police officer is critical…
