Hapësire reklamuese

Aktualitet

AKSIDENT i rëndë te Pallati me Shigjeta! Makina përplas çiklistin në vijat e bardha, me plagë në kokë niset me urgjencë për në spital

Shkruar nga Newsbomb
AKSIDENT i rëndë te Pallati me Shigjeta! Makina përplas
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, ku një makinë ka përplasur një person me biçikletë në vijat e bardha.

Paraprakisht raportohet se çiklisti ka mbeture i plagosur si pasojë e përplasjes. Ai ka marrë plagë të mëdha në kokë, ndërsa thuhet se është nisur me urgjencë për në spital.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë, pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese