Hapësire reklamuese

Aktualitet

RENEA doli duarbosh nga Kruja, Policia lëshon komunikatë zyrtare: I shumëkërkuari Ylli Zalla na iku dhe është futur në pyll, banorët e njoftuan sapo makinat tona hynë në fshat

Shkruar nga Newsbomb
RENEA doli duarbosh nga Kruja, Policia lëshon komunikatë zyrtare: I
Nje nga te arrestuarit nga RENEA ne fshatin Zalle te Krujes

Ylli Zalla, një i shumëkërkuar nga Policia e Shtetit, ka mundur sërish t'i shpëtojë një operacioni për arrestimin e tij mbrëmjen e së hënës, pavarësisht përfshirjes në operacion edhe të Forcave Speciale RENEA nga Tirana.

DVP Tiranë ka dalë me një komunikatë zyrtare dhe sqaron se gjatë ndërhyrjes në fshatin Zallë të Krujës, i shumëkërkuari Ylli Zalla ndodhej në shtëpinë e tij, por një nga banorët e fshatit e ka njoftuar të largohej sapo ka parë makinat e Policisë.

"Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Ylli Zalla në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash", njofton Policia.

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. 

Nga ana e shërbimeve të Policisë së Shtetit vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Ylli Zalla, ndërsa materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese