Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga pagat e drejta deri te ndalimi i emigracionit, Unioni i Sindikatave proteston me 5 KËRKESA para Ministrisë së Fianancave

Shkruar nga Newsbomb
Nga pagat e drejta deri te ndalimi i emigracionit, Unioni i Sindikatave
Foto nga protesta

Unioni i Sindikatave ka dalë këtë të martë në protestë para Ministrisë së Financave, në kuadër të protestave të përditshme, tashmë prej 24 ditësh, që po mbahen para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit e Unionit të Sindikatave, e kanë vendosur theksin te pesë kërkesa kryesore. Duke filluar nga pagat më të mira e deri tek ndalimi i fenomenit të emigracionit, ata shprehen të vendosur për kërkesat e tyre.

5 kërkesat kryesore të sindikatave:

1. Më shumë investime në shërbimet publike

2. Paga të drejta dhe kushte dinjitoze pune 

3. Mbrojtjen e vendeve të punës dhe të drejtave sindikale

4. Ndalimin e largimit të profesionistëve nga vendi

5. Tranzicion dixhital të drejtë që respekton të drejtat e punonjësve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese