Hapësire reklamuese

Politikë

“Maska ra pas 22 ditësh!” Sara Mila VIDEO-MESAZH për protestuesit pas dokumenteve për Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike

Shkruar nga Newsbomb
“Maska ra pas 22 ditësh!” Sara  Mila VIDEO-MESAZH për
Ilustrim: Sara Mila, foto arkive nga protesta, Dritan Goxhaj

Deputetja socialiste Sara Mila, ka reaguar pas publikimit të dokumentit nga kryeministri Edi Rama, dokument ky i cili sugjeronte që Dritan Goxhaj, ai i cili ndau kërkesat e protesuesve, të kishte refuzuar të merrjete pjesë në luftëne Kosovës.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Mila ka akuzuar se Goxhaj i cili sipas saj, ka qenë i fhshur për 22 ditë si një nga organizatorët e protestës, e ka devijuar atë nga qëllimet fillestare dhe ëhstë duke përdorur kauza për interesa politke.

“Për 22 ditë refuzuan të nxirrnin një përfaqësues. Në të 23-ën zgjodhën Dritan Goxhajn: njeriun që, sipas dokumentit të publikuar nga viti 1999, kur iu kërkua të qëndronte për luftën e Kosovës, u përgjigj: ‘Nuk më ka marrë koka erë’. Sot, çuditërisht, i ka marrë koka erë të shpëtojë Shqipërinë”, shprehet ajo.

Teksa më tej ajo thotë se tashmë sipas saj është zbuluar edhe orientimi i vërtetë i protestës dhe iu referohet në fund edhe shprehjeve të përdorura gjatë protestës.

“Pas 22 ditësh ‘protestë pa prijës’, maska ra: zëdhënësi i ‘Shqipërisë së Re’ është një figurë me retorikë publike pro-Iranit, pro-Hezbollahut dhe antiamerikane. Jo alternativë politike, por një karikaturë gjeopolitike. Në protestë kam dëgjuar të thonë se ‘ka një vend në ferr për neutralët në kohë trazirash’. Ndoshta, prijësi revolucionar është fiks rasti. Por për ata që ndezin trazirat dhe i shesin si patriotizëm, me siguri duhet të jetë rezervuar një kat më vete”, është shprehur deputetja ndër të tjera.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese