Hapësire reklamuese

Politikë

Edi Rama nxori dokumentin që tregonte se Dritan Goxhaj s’kishte pranuar të luftonte për Kosovën, Artur Meçollari i përgjigjet me një tjetër VËRTETIM: Ka qenë komandant batalioni

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama nxori dokumentin që tregonte se Dritan Goxhaj s’kishte
Dritan Goxhaj dhe dokumenti i publikuar nga Artur Meçollari

Që prej mbrëmjes  të së hënës, pas leximit të kërkesave të protestuesve nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj debati publik është zhvendosur përtej protestës dhe është përqendruar te figura e tij.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas fjalës së Goxhajt, duke e cilësuar atë si “zëdhënës të interesave të Iranit”, referuar qëndrimeve që ish-luftëtari i UÇK-së ka mbajtur gjatë muajve të fundit në lidhje me zhvillimet dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Polemikat vijuan edhe gjatë ditës së sotme, kur vetë kreu i qeverisë publikoi një dokument që sipas ti i kishte mbërritur. Dokumenti daton në vitin 1999 dhe është një njoftim i lëshuar në emër të “Komandant Plakut”, i vulosur nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Në përmbajtjen e tij pretendohet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Megjithatë së fundmi është bërë publik edhe një tjetër dokument që tregon një version tjetër. Dokumenti është publikuar nga ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari dhe mban firmën e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës dhe njëherazi ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla.

Sipas këtij vërtetimi, Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në çlirimin e Kosovës, duke mbajtur detyrën e komandantit të batalionit.

“Vërtetimi nga Ministri i Mbtojtjes Azem Syla, ish komandanti I UÇK-së, se Dritan Goxhaj ka qënë pjestarë i UÇK-së nga 1 marsi 1999 deri në çlirimin e Kosovës me detyrë komandant batalioni”, shkruan Meçollari ndër të tjera.

Edi Rama nxori dokumentin që tregonte se Dritan Goxhaj s’kishte
Dokumenti i publikuar nga Artur Meçollari

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese