Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar sërish duke i dërguar një tjetër sinjal kryeministrit Edi Rama, por edhe drejtueses së PS-së në Shkodër, Mirela Dodaj në vazhdën e debatit për “pastrimin” e partisë dhe zërave kritikë brenda saj.
Në një postim të shpërndarë këtë të martë, Spiropali i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë sulmeve të Ramës por dhe socialistëve, duke thumbuar kështu edhe kryeministrin sa i përket deklaratave të fundit për “algoritmin”, protestën, monitorimin digjital dhe sipas deputetes dhe konsipracionet halucinante.
Ajo ka zgjedhur të mbyllë mesazhin duke sjellë një fragment nga poezia e Anna Ahmatovës, ku mbizotëron ideja e qëndrueshmërisë përballë goditjeve dhe ngritjes mbi to: “Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua… Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon… prej tyre një kullë e hijshme u ndërtua”.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Kur t'ju merren mënd' e t'ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë
