Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ambasada e Izraelit harron incidentin me flamurin dhe flet me respekt për shqiptarët: Ju mbrojtët hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe ne u jemi mirënjohës

Shkruar nga Newsbomb
Ambasada e Izraelit harron incidentin me flamurin dhe flet me respekt për
Incidenti me flamurin dhe flamuri i vendosur sot ne Ambasaden e Izraelit

Ambasada e Izraelit në Shqipëri ka ndarë pamje nga rivendosja e flamurit kombëtar në godinën e selisë diplomatike në kryeqytet, pak ditë pasi ai u hoq nga një vajzë, që pretendohet se ishte mes protestuesve.

"Flamuri izraelit simbolizon historinë, qëndrueshmërinë dhe shpresat e popullit hebre", thuhet në mesazhin e ambasadës.

Ngjarja prodhoi reagime të shumta, qoftë nga klasa politike, por edhe në opinionin publik, ndërsa protestuesit qytetarë u distancuan nga akti duke deklaruar se vajza që u ngjit në murin e ambasadës dhe hoqi flamurin, ishte provokatore.

Megjithatë, siç duket selia diplomatike e Izraelit në Tiranë e ka harrur këtë incident dhe sot flet me mirënjohje dhe respekt për popullin shqiptar, i cili gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë.

"Jemi veçanërisht krenarë që e ngremë atë në Shqipëri, një vend ku mbrojtja e guximshme e hebrenjve gjatë Holokaustit krijoi një lidhje të qëndrueshme midis popujve tanë dhe mbetet një burim mirënjohjeje dhe respekti të thellë", thuhet në reagim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese