Shqipëria prej 24 ditësh po përballet me protesta kombëtare kundër qeverisë. Fillimisht, tubimet nisën kundër projektit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe tashmë kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
Por duket se një mesazh i koduar drejtuar kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave në vendin tonë.
Bëhet fjalë për një postim të shkrimtares së njohur shqiptare, Lea Ypi, e cila, me anë të një poezie me sfond politik, duket se i ka dalë në mbrojtje protestave që po mbahen prej më shumë se tre javësh në vendin tonë.
Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluara “Në lavdi të revolucionarit”.
Poezia e publikuar nga shkrimtarja Lea Ypi:
"Në lavdi të revolucionarit"
Kur shfrytëzimi është në rritje,
Shumë njerëz dekurajohen,
Por guximi i tij rritet.
Ai e organizon luftën e tij
Për paga qesharake, për një filxhan çaj
Dhe për marrjen e pushtetit.
Ai e pyet pronën:
“Cila është origjina jote?”
Ai i pyet pikëpamjet:
“Në shërbim të kujt jeni?”
Kudo që ka heshtje,
Ai do të flasë.
Kudo që ka shtypje dhe flitet për fatin,
Ai do t’i quajë gjërat me emrat e tyre të vërtetë.
Kudo që ai ulet në tryezë,
Ulet edhe pakënaqësia.
Ushqimi duket i tmerrshëm
Dhe dhoma tepër e ngushtë.
Kudo që e dëbojnë,
Pas tij mbetet trazira,
Dhe në vendin ku ka qenë gjuetia ndaj tij,
Pakënaqësia vazhdon të jetojë.
