Hapësire reklamuese

Politikë

Bashkëpunim me brandin e njohur italian, firmoset memorandumi për menaxhimin e rezervave të naftës! Rama: Nuk do të kemi më dilema përballë krizave

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëpunim me brandin e njohur italian, firmoset memorandumi për
Edi Rama

Në ambientet e Kryeministrisë është firmosur memorandumi mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë italiane Eni S.p.A. për menaxhimin e rezervave të naftës.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se bashkëpunimi me Eni krijon një mundësi të re për menaxhimin e hidrokarbureve në vendin tonë.

Më tej, Rama tha se kompania ka mundësi të bëhet një model i qasjes në treg, jo vetëm rajonal, por edhe ndërkombëtar.

Rama: Dua të kujtoj se në fillimet e këtij mandati të ri kemi ndarë ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern i cili të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut, në funksion të mundësive më të mira për konsumatorët.

Gjatë rrugës na u shfaq një krizë domethënëse që vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës, të cilat ne i kemi të rregulluara me një kuadër ligjor dhe me ligjin e ri bëhet një kuadër i plotë.

Nga ana tjetër, duke pasur këtë marrëdhënie strategjike me Italinë dhe raportin e afërt me ta, si dhe bashkëpunimin me Eni, e cila është një potencë e madhe me prezencë në Shqipëri, iu qasëm Enit dhe, siç e tha edhe administratori i saj, edhe raporti personal na jep mundësinë për një hap të ri.

Kështu që folëm për një bashkëpunim strategjik për krijimin e një operatori të ri që do të marrë përsipër garantimin e rezervave strategjike të naftës. Kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ketë më dilema përballë çdo krize që mund të vijë.

Sot jemi këtu për të firmosur krijimin e kompanisë. Kompania është një risi, por nga ana tjetër, duke pasur bazën solide të Enit dhe dijen e tyre, ajo ka mundësi të bëhet një model i qasjes në treg jo vetëm rajonal, por edhe ndërkombëtar. Dhe të jetë një tjetër kompani që po krijohet nga shteti shqiptar. Kjo kompani do të jetë aktive edhe në tregtinë ndërkombëtare të naftës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese