Policia e Shtetit ka miratuar së fundmi disa emërime të reja në strukturat drejtuese, pas përfundimit të procesit të konkurrimit për drejtues qarqesh.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi Ardrit Elmazi, pasi u shpall fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Ndërkohë, drejtuesi Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Spaho është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shkodrës, pasi më herët ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në këtë qark.
Ndërkohë Armir Gjikolaj, pasi ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është emëruar në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
Njoftimi i Policisë.
Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.
-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
