Hapësire reklamuese

Bota

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën polici italian, shqiptari pranon fajin para autoriteteve: Kërkoj ndjesë, nëse duhet mund të bëj diçka për familjen e tij

Shkruar nga Newsbomb
Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën polici italian, shqiptari pranon fajin
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku një oficer policie humbi jetën pas një aksidenti teksa po ndiqte me motoçikletë një automjet tip Audi, shoferi i të cilit nuk po ndalonte.

Një nga dy shqiptarët e arrestuar, 27-vjeçari me inicialet B. G., ka rrëfyer para autoriteteve italiane se nuk u ndal në pikën e kontrollit pasi kishte me vete disa gramë hashash. Ai pranoi se ky veprim çoi në aksidentin fatal dhe i kërkoi falje familjes së viktimës dhe shtetit italian.

Bëra një gabim dhe kërkoj ndjesë. Nëse mund të bëj diçka për familjen e tij, do ta bëj,” ka deklaruar i riu gjatë marrjes në pyetje.

Komandanti i Policisë Lokale të Milanos, Mirabelli, konfirmoi se dy të rinjtë shqiptarë u lokalizuan dhe ndaluan në zonën e Monzës.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e tyre, ndërsa prokuroria e Milanos ka hapur procedim penal për vrasje rrugore dhe arratisje të rrezikshme.

Audi i përfshirë në ngjarje është sekuestruar dhe po i nënshtrohet ekspertizave teknike. Hetimet paraprake kanë përjashtuar një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit dhe motoçikletës së policit, por prokurorët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar me saktësi dinamikën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese