Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mijëra qytetarë marshojnë për të 24-tën herë nëpër Tiranë, Blendi Gonxhja: Protesta u zhvendos nga Zvërneci në shumë pika, janë të paqartë

Shkruar nga Newsbomb
Mijëra qytetarë marshojnë për të 24-tën herë
Foto ilustruese: Marshimi nëpër Tiranë, Blendi Gonxhja

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka komentuar protestën e qytetarëve në Tiranë për të cilën tha se dinamika e më pasme e saj, kalimi i protestës nga ngritja e zërit për dhunimin e qytetarit në Zvërnec te pikat e ndryshme, turbullojnë kërkesat e protestuesve.

“Vetë protesta që në ditët e para ishte një indinjatë ndaj një gjesti që na prekur të gjithëve dhe që u morën masa dhe ku shteti reagoi jo vetëm ndaj rojeve private, por edhe ndaj zinxhirit drejtues të policisë së Vlorës. Në ditët e para të sjelljes jashtë çdo norme të trupës private të subjektit, dinamika e më pasme e reagimeve qoftë personale apo në grup, protesta është plurale e ndryshueshme dita ditës.

Është vënë re edhe një lloj organizimi i tribunës së folësve, më pas bëhet e vështirë të kuptohet në mënyrë që të japësh një përmbledhje të protestës. Në fund vijmë në një moment që një ditë më parë patëm një qartësi se nga doli kjo letër e shkruar ku u artikuluan kërkesa. Por është e paqartë nga dalin pikat, ku është përfaqësia, të cilat artikulohen nga një person. Është vështirë të japësh një gjykim sepse nuk ka një drejtim, grup organizator” tha Gonxhja në intervistën e dhënë për “Trialog”.

Nga ana tjetër, me mijëra qytetarë kanë mbyllur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme protestën e 24-të poshtë zyrës së kryeministrit Rama dhe kanë vijuar si zakonisht me marshimin nëpër kryeqytet.

Fjala e Blendi Gonxhes:

Vetë protesta që në ditët e para ishte një indinjatë ndaj një gjesti që na prekur të gjithëve dhe që u morën masa dhe ku shteti reagoi jo vetëm ndaj rojeve private, por edhe ndaj zinxhirit drejtues të policisë së Vlorës. Në ditët e para të sjelljes jashtë çdo norme të trupës private të subjektit, dinamika e më pasme e reagimeve qoftë personale apo në grup, protesta është plurale e ndryshueshme dita ditës.

Është vënë re edhe një lloj organizimi i tribunës së folësve, më pas bëhet e vështirë të kuptohet në mënyrë që të japësh një përmbledhje të protestës. Në fund vijmë në një moment që një ditë më parë patëm një qartësi se nga doli kjo letër e shkruar ku u artikuluan kërkesa. Por është e paqartë nga dalin pikat, ku është përfaqësia, të cilat artikulohen nga një person. Është vështirë të japësh një gjykim sepse nuk ka një drejtim, grup organizator.

Kishte një pjesë e cila lidhej si reagim ndaj atij akti nga trupa e rojeve private dhe shqetësime për mjedisin. Në këto ditë jemi munduar të komunikojmë me ata njerëz që kanë shprehur shqetësime të sinqerta. Jemi interesuar që t‘i kuptojmë ato si shqetësime. Por dhe duke i sqaruar për ato gjëra që nuk kanë qenë në dijeni për aspektin rregullator dhe të vendimmarrjes që lidhej me Zvërnecin, sepse nga aty filloi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese