Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Protesta është bilanc i 35 viteve", Enton Abilekaj: Rama e ka kundër BREZIN e ri nuk mbijeton dot politikisht, Berisha e ka humbur "trenin"

Shkruar nga Newsbomb
"Protesta është bilanc i 35 viteve", Enton Abilekaj: Rama e
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj, i  ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" bëri kritika ndaj sistemit politik shqiptar dhe figurave kryesore që e kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë për 35 vite. Ai tha se Rama dhe Berisha, pavarësisht se sot janë në pozita të ndryshme politike, shihen si bashkëpërgjegjës për krijimin e një sistemi të padrejtë që ka varfëruar shqiptarët.

Abilekaj u shpreh ky sistem ka lejuar biznesmenët të marrin pronën publike dhe ta trajtojnë si private, duke e kthyer politikën në një mjet për pasurim të pakicës dhe varfërim të shumicës. Protesta e sotme shihet si një bilanc i 35 viteve, ku populli është i lodhur dhe i zhgënjyer nga të dyja palët.

"Pse besojnë protestuesit që Rama dhe Berisha janë bashkë edhe se duhet të shkojnë të dy në burg, sepse kanë vënë re që ky sistem është ndërtuar me kontributin e këtij sistemi, pavarësisht se është në opozitë sot, Partia Demokratike ka heshtur para atyre biznesmenëve që e kanë marrë pronën publike dhe e trajtojnë si pronë private.", tha Abilekaj.

Enton Abilekaj tha se 42% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë, nuk blejnë dot shtëpi dhe nuk mbajnë dot familjen me bukë ndaj këta të rinjtë tashmë janë kundër sistemit.

"Ky është dallimi i protestës dhe të dyja partive. Protesta është sot një bilanc i 35 viteve, këta dy njerëz personifikojnë ndërtimin e një sistemi të gabuar që ka varfëruar shqiptarët. 42% e shqiptarëve është në kufirin e varfërisë dhe kjo padrejtësi i ka çuar deri atje, që nuk blejnë dot shtëpi, që nuk mbajnë dot shtëpinë me bukë.

Ata janë të gjithë profesionistë të pavarur, ke moshën e re në rrugë kundër teje dhe të thuash që pa votën unë nuk iki është naivitet mbi të gjitha. Këta do të vendosin fatin e zgjedhjeve të ardhshme, me këtë brez kundër nuk do të mbijetosh politikisht. Nëse ke njerëzit e mirë kundër, mesazhi është i qartë, sa më shpejt të iki aq më pak do të jetë kostoja për Partinë Socialiste. Edhe PD që humbi trenin e protestës sepse doli kundër në fillim, tani nuk do ta marrë dot sepse ky tren i ka marrë përpara të gjithë. Ata janë 35 vite kundër një sistemi të ndërtuar nga të dyja palët.", u shpreh gazetari Enton Abilekaj për emisionin "Të Paekspozuarit".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese