Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diaspora shqiptare rikthehet më 4 korrik për të protestuar në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Diaspora shqiptare rikthehet më 4 korrik për të protestuar
Foto ilustruese

Mijëra qytetarë janë mbledhur për herë të 24-të para Kryeministrisë ku protestojë kundër investimeve amerikane, si dhe kërkojnë ndryshim të klasës politike në vend.

Ndërkohë njëri prej protestuesve ka zbuluar se diaspora shqiptare do të rikthehet për të protestuar për të dytën herë më 4 korrik.

“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu” u shpreh një qytetar i pranishëm në protestën e sotme.

Kujtojmë se një pjesë e mirë e migrantëve shqiptarë mesditën e 20 qershorit prekën tokën shqiptare, ndërsa pasdite mbushën kryeqytetin e vendit duke kërkuar me këmbëngulje ndryshim në klasën politike.

Kliko këtu për të parë videon e momentin kur të rinjtë emigrantë prekin tokën shqiptare mesditën e 20 qershorit. 

Sot është dita e 24-të që qytetarët protestojnë duke kërkuar një ndryshim në qeverisjen e vendit.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al ditën e djeshme, qytetarët këmbëngulin për pëmbushjen e kërkesave nga ana e qeverisë, të cilat renditen si më poshtë.

Pesë pikat e platformës vijojnë si më poshtë:

Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;

Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese