Situata mes socialistëve, me në foksu veprimet më të fundit të Marjana Koçekut dhe Elisa Spiropalit, kanë ngjallur debat mes pedagogut Erlis Çela dhe gazetarit Roland Qafoku.
Të ftuar në emisionin e gazetares Erla Mëhilli, Çela dhe Qafoku po komentonin gjendjen aktuale të Partisë Socialiste, nga ku pedagogu përgëzoi Marjan Koçeklun për lëvizjen e saj, ndryshe nga gazetari i cili kërkoi që ajo duhet të dorëzojë tërësisht mandatin e deputetes dhe të vazhdojë t’i bashkohet protestave të qytetarëve.
Nga ana tjetër, pedagogu vlerësopi sjellen e Elisa Spiropalit të paqëndrueshme duke thënë se po vepron siç e thotë dhe një shprehje “tërhiq e mos e këput”.
Ndërkohë Qafoku me ironi tha se të kërkojë Marjana Koçeku dorëheqjen, një deputete që sipas tij nuk ka dhënë maksimumin gjatë mandatit të saj, është një gjë e rëndë.
Ndërsa për reagimin e Braçes i cili sot me bindje të plotë tha se nuk do të largohet nga partia Socialiste pavarësisht situatave, Qafoku tha se është një deputet i cili ka kundërshtuar të vetët dhe nuk ka pushuar duke reaguar për çështje problematike.
Pjesë nga debati:
Erlis Çela: Koçeku bëri një akt distancimi, duket e vogël por nuk është dhe aq. Kurse Spiropali është tërhiq e mos e këput.
Qafoku: Më e drejtë është që të tërhiqet fare, jo të dalë dhe jo po unë jam e pavarur. Të të kërkojë Marjana Koçeku dorëheqjen është e rëndë.
Çela: Akti i Marjanës turpëron socialistët që nuk e bëjnë dot. Ata që kanë ngelur, për shembull Braçe del e thotë nuk tërhiqem.
Qafoku: Zoti Braçe ka moralin më të lartë atje se nuk i ka pushuar goja. Mund të thuash që e ka tepruar por jo se nuk ka folur.

