Belgjika ka shpallur këtë të mërkurë alarmin kombëtar për nxehtësinë, pasi një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin. Si pasojë, operatori kombëtar hekurudhor SNCB ka vendosur të anulojë rreth 100 trena në ditë.
Alarmi u aktivizua në kuadër të planit kombëtar për menaxhimin e temperaturave ekstreme, pas një takimi mes Qendrës Kombëtare të Krizave, Ministrisë së Shëndetit Publik, Institutit Mbretëror Meteorologjik (RMI) dhe institucioneve të tjera përkatëse.
SNCB njoftoi se anulimet do të zbatohen nga sot deri të premten, për shkak të temperaturave të larta që po godasin vendin,
Operatori hekurudhor deklaroi se masa ishte e nevojshme për të siguruar rehatinë e pasagjerëve dhe sigurinë e stafit, duke vënë në dukje se disa nga trenat e tij më të vjetër nuk kanë ajër të kondicionuar dhe janë më të ndjeshëm ndaj avarive që lidhen me nxehtësinë.
