Donald Trump deklaroi sot se Irani e kishte njoftuar Uashingtonin se nuk do të vendoste taksa, kosto sigurimi apo tarifa të tjera për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Irani i ka informuar SHBA-të se ... nuk ka ‘asnjë tarifa, asnjë kosto sigurimi dhe asnjë pengese tjera pagesa tjera të asnjë lloji që kërkohet apo merret nga Irani për anijet që udhëtojnë Ngushticën e Hormuzit,” shkroi Trump në Truth Social.
"Nëse ky është informacion i rremë, negociatat do të përfundojnë menjëherë!" shtoi ai.
Trump deklaroi gjithashtu se SHBA-ja nuk i kishte transferuar fonde Iranit. Sipas tij, Uashingtoni do të jepte disa para iraniane nën kontrollin e SHBA-së për fermerët dhe blegtorët amerikanë për të blerë misër, grurë, sojë dhe ushqime të tjera për Iranin.
“Ushqimi është i nevojshëm urgjentisht në Iran dhe ne do ta blejmë atë për ta ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump.
