Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Tiranë! Qytetari hyn te “One Albania” me levë në dorë dhe thyen xhamat e dyqanit: Plehra, merrni Policinë po deshët (DETAJE-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Tiranë! Qytetari hyn te “One Albania” me
Pamje nga vendngjarja

Një incident i pazakontë është regjistruar  pasditen e kësaj të mërkure në një nga pikat e dyqanit të shërbimeve telefonike ”One Albania” në Tiranë.

Një person i cili deri më tani nuk është identifikuar ende, mësohet se ka hyrë në ambientet e dyqanit duke thyer me levë xhamat e subjektit, sipas Infonews.al.

Paraprakisht bëhet me dije se pasi kreu sulmin me levë ndaj dyqanit, autori u është drejtuar punonjësve duke iu thënë: O plehra, telefononi Policinë tani.

Siç mund ta shikoni dhe në videon e publikuar nga Infonews.al, duken qartazi xhamat e dëmtuara të dyqanit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por dyshohet se autori të ketë qenë i pakënaqur me shërbimin e marrë nga kompania.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

Nga ana e kompanisë deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese