Ali Ahmeti kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar për protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë. Ai shprehu shqetësimin se kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë.
Në deklaratën e tij Ahmeti vlerësoi rolin historik të Shqipërisë për shqiptarët në rajon sidomos për Kosovën duke theksuar se vendi ka qenë faktor kyç në proceset e lirisë dhe shtetformimit. Ai tha se protestat po i japin vendit dy goditje të forta duke ndikuar në turizëm dhe në klimën e investimeve.
Sipas tij turizmi si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare mund të dëmtohet nga pasiguria dhe imazhi negativ që krijohet jashtë vendit. Ai shtoi se investitorët vendas dhe të huaj mund të hezitojnë të rrezikojnë kapitalin e tyre në një klimë të paqëndrueshme.
Ahmeti theksoi se nuk po mbron politikanë të veçantë por interesin e Shqipërisë Ai u bëri thirrje qytetarëve të mendojnë me kujdes për pasojat e tensioneve politike duke paralajmëruar se pasiguria mund të dëmtojë jo vetëm Shqipërinë por edhe interesat e shqiptarëve në rajon
