Foto nga protestuesit
Protestuesit kanë përfunduar marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa një grup qytetarësh është rikthyer sërish para Kryeministrisë, ku kanë vendosur të kalojnë sërish natën.
Kjo nuk është hera e parë që protestuesit qëndrojnë gjatë natës para godinës së Kryeministrisë, duke e kthyer praninë e tyre në një simbol të rezistencës qytetare.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, qëndrimi gjatë natës synon vazhdimësinë e protestës, si dhe vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Sondazh
Poll


